Lëndë plasëse në lagjen '10 Korriku' në Vlorë, bllokohet rruga

31 Mars 2019, 19:32 | Përditesimi: 31 Mars 2019, 20:13

Rruga në lagjen '10 Korriku' në qytetin e Vlorës, është bllokuar duke mos lejuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Në zonë është gjetur një një sasi e dyshimtë si lëndë plasëse, në rrugë. Dyshohet se ajo ishte vendosur në një automjet dhe ka rënë përgjatë lëvizjes së tij në zonë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e saj.

b.ha./Shqiptarja.com