Bllokohet sërish komisioni i Reformës Zgjedhore

26 Janar, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2024-01-26 10:12:51

Për herë të dytë, deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha po bllokojnë punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej sot, por deputetët kanë përdorur sërish të njëjtën strategji duke u futur në sallë dhe siç shihet në foton që sjell Report Tv janë ulur në karriget e anëtarëve të komisionit.