Bllokoi foltoren për replikë me Ramën, Ruçi përjashton për 10 ditë Alimadhin

5 Nëntor 2020, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2020-11-05 13:18:17

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga seanca për 10 ditë pasi ky i fundit ka insistuar që të replikojë kryeministrin Edi Rama.

Ruçi nuk ia ka dhënë të drejtën e fjalës për replikë por Alimadhi ka insistuar duke bllokuar foltoren. Kësisoj është përjashtuar për 10 ditë.

Debati: 

Ruci: Zoti Alimadhi s'ka të drjetë për replikë sepse Rama si përmendi emrin.

Alimadhi: Pse bën qëllimisht ndaj meje, pse punoni me dy standarte.

Ruçi: E dëgjobva këtu isha dhe stë ka përmendur emrin asnjëerë. Për  herë të dytë të tërheq vëmendjen.

Alimadhi: A|  do të iki nga parlamenti sepse këtë po kërkon ti.

Ruçi: Do dalësh jashtë. Po të them për herë të 5. Përjashtohesh nga seanca. Atëherë përjashtohesh për 10 ditë.