Blloqe me emra borxhlinjsh! Shqiptarët në lista për 2-3 vezë, speca e sallam.

6 Nëntor 2019, 18:13

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
TIRANE - Fenomeni i blerjes së ushqimeve duke shënuar emrin në listë vazhdon ende. Qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë, u kërkojnë shitësve që t'i paguajnë kur të munden. Ky fenomen haset në lagjet në periferi të Tiranës. Më së shumti qytetarët marrin më listë ushqimet bazë, si buka apo perimet.Sa është shuma më e madhe që ke dhënë?

Marrin 200, 100, 70, varet.

Shuma më e madhe që i ke dhënë një personi përshembull që ka marrë borxh?

Ka marrë deri në 30-40 mijë lekë.

Po si t'i paguajnë?

Po kur të kenë i sjellin, kur nuk ka ca ti them.

Janë njerëz pa punë apo me rrogë?

Pa punë janë, pa punë. Kur është me punë thotë ti sjell në fund të muajit.

Çfarë marrin më shumë?

Të gjitha ushqimet të gjitha, ushqimore të hanë bukë, jo gjë tjetër vetëm për bukë. 30-40 mijë lek nuk jep njeri më shumë.
Nuk ka shanse t'i mbledhësh më. Ore jo se nuk i mbledh po t'i japin avash-avash. Ai thotë prit të marrë rrogën, rrogat ka tre muaj pa u paguar asnjeri. Me çfarë ta marrë furnizimin unë”-u shprehën disa nga shitësit

Shitësit e dyqaneve shprehen se në krahasim me vitin e kaluar shitjet kanë rënë.
“Shumë pak marrin, dy tre domate, dy tre speca, 100 gr sallam, dy tre vezë, nuk vijnë të marrin, ja ne po rrimë. Në përgjithësi është shumë dobët puna. Ne nuk jemi me qira se të ishim me qira do i venim çelësin dyqanit”-u shpreh shitësja

Sipas Kreut të Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor, Alban Zusi, ulja fuqisë së blerëse, vjen prej disa faktorëve, ku një ndër to është dhe emigracioni.

“Na rezulton që kemi një rënie të fuqisë blerëse në treg. Një ndër faktorët është pa diskutim rënia ekonomike e bizneseve në përgjithësi për shkak të rënies së euros. Së dyti kemi le të themi një lloj shtrenjtimi të produkteve ushqimore bujqësore vendase. Largimi i konsumatorëve, largimi i qytetarëve përkthehet në një fuqi më të ulët blerëse”-u shpreh Alban Zusi
E ndërsa kjo duket e pabesueshme, panorama që duket tashmë prej vitesh në marketet e lagjeve, është ajo e blloqeve dhe fletoreve me emrat e qytetarëve dhe borxhet që kanë, për ushqimet kryesisht të shportës bazë të konsumit.