Blofi i rëndë! Polici shpëtoi gruan nga mbytja, Berisha deformon ngjarjen, bën thirrje për protesta

16 Prill 2020, 17:56

TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të dalë blof dhe të gënjejë, ndërsa në kundërshtim me Aktin Normativ në fuqi për shkak të epidemisë që ndodhet vendi ka bërë thirrje edhe për protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Por cila është ngjarja? Ditën e sotme, ish-lideri demokrat publikoi një video në faqen e tij në Facebook të një qytetareje nga Vlora që ndodhet buzë detit në praninë e dy efektivëve të policisë ndërsa gjatë diskutimit me njërin prej 'bluve' të qytetit të Vlorës bie në tokë duke humbur ndjenjat. Akuzat e Berishës shkojnë direkt për Edi Ramën duke akuzuar se qytetarja u dhunua nga policia.Por si qëndron e vërteta? Sali Berisha ka publikuar vetëm një pjesë të videos dhe jo të plotën që e tregon të gjithë ngjarjen lidhur me qytetaren në qytetin bregdetar të Vlorës. Report Tv sjell pjesën e parë të videos, që Berisha nuk e ka publikuar, e cila tregon faktin se qytetarja ishte futur në det dhe njëri nga efektivët shkoi dhe e nxori duke e shpëtuar nga mbytja. Polici është futur me gjithë rroba duke e nxjerrë nga uji gruan në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë. Pamjet tregojnë momentin kur efektivi arrin që të bindë gruan që të dalë nga deti, por në momentin që del në breg dhe polici tjetër i drejtohet duke i dhënë dicka qytetarja humb ndjenjat. Pra, policia nuk e dhunoi, por efektivi u fut me rroba dhe e nxori nga uji, ndërsa pasi i ra të fikët i dhanë ndihmën e parë me shpejtësi gruas.