Blogerja e famshme: Ja cilat janë këngëtaret shqiptare që kanë më shumë stil

15 Nëntor 2019, 15:06

Blogerja Rita Saraçi është një nga blogeret më të njohura në Kosovë, pasi përveç blogut të saj dhe fotove shumë interesante, ka krijuar sipërmarrjen e dizenjimit të veshjeve me një stil shumë të veçantë. 

E pasionuar pas të bukurës, sipërmarrësja e re e modës synon të paraqesë idenë e femrës së fortë, me mesazhin se femrat e bashkuara nuk thyhen lehtë.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, blogerja e njohur ka folur rreth pasionit të saj për modën, pasion i kthyer tashmë në profesion.

Ajo ka treguar edhe se cilët janë blogeret apo artistet shqiptare që i pëlqejnë më shumë.

Estela Ujka është blogere shumë e mirë, Enxhi Vogli, më pëlqen po ashtu stili që ajo ka. Në Shqipëri ka më shumë blogere sesa në Kosovë. Nga këngëtaret më pëlqen Elvana Gjata, nga kombinimi i stilit edhe të muzikës.  Unë kam bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Kida, për të reklamuar veshjet e mia, ato i përshtaten shumë mirë veshjeve të mia.”, shprehet blogerja.

Deri më tani Rita Saraçi ka lancuar 3 koleksione të linjës së saj të rrobave.  Planet e saj për të ardhmen janë rritja e këtij biznesi dhe këtij brendi atraktiv, krijimi i më shumë dizajneve dhe rrobave dhe rritja në përgjithësi e ekipit të saj.