PD: Qeveria duhet të lërë pushimet dhe të merret me planin për rihapjen e shkollave

17 Gusht 2020, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 14:19:54

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, mes akuzave për dështimet e kësaj qeverie, bën thirje për bërjen e një plani strategjik për hapjen e shkollave nga ana e qeverisë. "Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Problemet me arsimin janë shumë më të mëdha sesa kaq, por bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar. Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë." Shprehet BoçiAi bën thirje që kryeministri Rama duhet të lerë pushimet dhe ti japë një zgjidhje mirja nxënësve dhe studentëvë të cilët janë në pritje të hapjes së shkollave: "Shqipëria ka një problem të madh qe prodhon krizë pas krize. Ky problem është qeveria e paaftë, e papaërgjegjshme dhe e korruptuar që drejton vendin.