'Bojkoti deri diku ia arriti qëllimit', ish-sekretari i FSHF-së: Çështja u përdor politikisht, Liga s'ka kompetenca për të qenë e tillë

2 Nëntor 2020, 15:57 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 15:57:16

Ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit Eduart Prodani shprehet se bojkoti i Ligës Profesioniste që ndaloi për tre muaj futbollin deri diku ia arriti qëllimit. Për Report Tv prodani thotë se masa që mori Liga ishte e gabuar, ndërsa e pati të vështirë të reflektonte nga kërkesa që i bëri qeveria.

“Për hirë të vërtetës nuk e prisja të zgjaste kaq shumë, por edhe nuk i surprizuar për mënyrën se si mbaroi. Ndoshta kjo kohë e zgjatur shërbeu që t’ja arrijnë ndopak qëllimit. Mënyra se si po fillon është e sigurtë që qeveria do t’i marrë parasysh. Në fakt qeveria që në fillim ka deklaruar se ndërprisni bojkotin se do të merremi me këtë punë.”