Bojkoti i opozitës, Mediu thirrje Bashës për të reflektuar: Ka ardhur koha për analizë

2 Dhjetor 2018, 14:09

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi reflektim nga opozita në raport me qëndrimin për bojkotin e Kuvendit. Mediu u shpreh gjatë fjalës së tij para anëtarëve të partisë se ka ardhur koha që opozita të bëjë një analizë, pasi politika sipas tij është mundësia e vetme për të shmangur të keqen.

“Ka ardhur koha të bëjmë një analizë të qartë të veprimit dhe të mos veprimit, të qasjes parlamentare, marrëdhënieve me qytetarët dhe ndërkombëtarët. Politika është mundësia e vetme për të shmangur të keqen për kriza të tjera të padëshirueshme. Gjithashtu duhet një sistem votimi i hapur për të rigjalluar opozitën” deklaroi Mediu.

Duke folur për protestën e Unazës së Re, Mediu kërkoi nga qeveria që banorët të dëmshpërblehen të gjithë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ua premtoi një gjë të tillë.

    No videos found.