Bojkoti i Superligës/ Sot skuadrat zbritën në fushë, por topi nuk u rrotullua! Ja çfarë bënë kapitenët

19 Shtator 2020, 18:35

Sot duhet të luhej java e dytë e Superligës, por për shkak të bojkotit të inicuar nga Liga Profesioniste topi nuk u rrotullua. Për më tepër sot u kalua në një tjetër stad të paralajmëruar më parë.

Ashtu siç ishte në program skuadrat e kampionatit u rreshtuan në fushë. Madje kishte edhe arbitër, por loja nuk nisi kurrë. Kjo ndodhi në pesë stadiumet e vendit. Në Selman Stërmasi ku duhej të luhej Tirana-Teuta, në Elbasan Arena ku duhet të luhej Kukësi-Partizani, në Korçë ku duhej të luhej Skënderbeu-Vllaznia, në Laç ku duhej të luhej Laçi-Kastrioti dhe në Fier ku duhet të luhej Apolonia-Bylis.