Bolivi, Morales strehohet në Meksikë, ushtria merr pushtetin, luftë urbane në qytete

12 Nëntor 2019, 12:34

Pas ditës dramatike që çoi në dorëheqjen e Presidentit Evo Morales, Bolivia e gjendur mes kaosit institucional dhe vakumit absolut të pushtetit, u zgjua sot nga zhurma e mjeteve ushtarake.

Ushtria, e urdhëruar nga gjeneralët, ka lënë kazermat ka dalë në rrugë ndërsa Ministri i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen. Në nivelin ndërkombëtar flitet për një grusht shteti ndërsa përleshjet, aktet e dhunës dhe vandalizmi vazhdojnë në kryeqytetin La Paz.

Qytetet "La Paz dhe El Alto, dy fortesat e opozitës dhe militantët e Mas, besnikë ndaj presidentit të arratisur, ndodhen në panik. Njerëzit qëndrojnë të mbyllur në shtëpi të trembur nga betejat që që zhvillohen jashtë në rrugë dhe shtëpi më shtëpi.

Jeta në qytete është paralizuar. Institucionet janë boshatisur, tregjet, bankat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa në rrugë janë ngritur barrikada. Kriza ka acaruar edhe ndarjet sociale, racore, etnike midis të bardhëve dhe metisëve, midis të pasurve dhe të varfërve, mes klasës së lartë, të mesme dhe klasës së ulët fshatare, duke e sjellë edhe më afër mundësinë e një lufte civile.

Presidenti bolivian Morales ka pranuar azilin politik të ofruar nga Meksika duke i dhënë fund ciklit të tij politik, fillimisht një eksperiment i suksesshëm por që më vonë përfundoi me dhunë ndaj popullsisë indigjene dhe rritjen e pakënaqësive në vend.