'Bomba' e janarit/ Donnarumma refuzon rinovimin, Inter-i gati t'i marrë portierin Milanit

29 Dhjetor 2020, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2020-12-30 10:30:10

Mediat italiane kanë plasur sot një ‘bombë’ që përfshin Inter-in, Milan-in dhe portierin e ‘djallit’ Donnarumma. Sipas ‘Corriere della Sport’ zikaltërit janë duke tentuar të blejnë një nga pikat më të forta të Milanit, për shkak se Handanovic nuk jep më siguri edhe për faktin e moshës.

Sakaq portieri 21-vjeçar ka kontratë deri në fund të sezonit me Milanin dhe deri më tani nuk ka pranuar të ulet në tavolinë për të rinovuar. ‘Djalli’ i ka ofruar Donnarumma-s një kontratë me 7.5 milionë euro në sezon, por agjenti i tij ende nuk është bindur.