KORÇË- Ditën e sotme Korça është zgjuar “e veshur me të bardha”, me trashësinë e borës që ka arritur deri në 5-10 cm! Reshjet e dëborës kanë vijuar deri orën 02:00 duke zbardhur qytetin.
Të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka krijuar edhe prezencë të akullit në rrugë. Ndërkohë, janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si Gore, Vithkuq, Moglicë, Lozhan dhe Mokra e Sipërme.
