Bordi heq çmimin tavan për vajin: Shkak diferenca e ndjeshme e çmimit të importit! Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë

10 Qershor 2022, 22:01

Bordi i Transparencës ka hequr çmimin tavan për vajin. Sipas Ministrisë së Financave ky vendim është marrë sepse disa kompani e blinin vajin më lirë dhe e shisnin atë më shtrenjtë, për shkak të çmimit tavan të caktuar nga bordi. Sakaq, kompani të tjera e blinin vajin më shtrenjtë, por e shisnin sipas tavan, pasi ishin të detyruar të respektonin vendimin e bordit.