Bordi vendos: Nafta ulet me 5 lekë, shkon në 237 lekë/litri! Rritet me 4 lekë benzina, rënie me 6 lekë pëson dhe gazi

7 Maj 2022, 14:56

Çmimi i naftës dhe gazit në vend tonë janë ulur, ndërsa benzina ka pësuar rritje. Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme që nga sot çmimi i naftës të ulet me 5 lekë ku nga 243 lekë litri do të shitet me 237 lekë/litri. Edhe gazi ka pësuar ulje me 6 lekë ku do të shitet me 100 lekë/litri.