Boris Johnson pozitiv me koronavirus: Do të punoj nga shtëpia! Së bashku do ta mundim virusin

27 Mars 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-03-27 14:22:51

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një video të postuar në Tëitter, kryeministri konfirmoi se kishte simptoma të lehta, temperaturë dhe kollë të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit dhe me këshillin e mjekut, atij iu mor tamponi, ku pas përgjigjes së testit, rezultoi povitiv me COVID-19.

ohnson tha se është i vetëkarantinuar dhe se do të vazhdojë punën nga shtëpia e tij.

"Gjatë 24 orëve të fundit kam pasur simptoma të  lehta dhe rezultova pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar, por do të vazhdoj të punoj përmes video-konferencave, ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta mundim", u shpreh kryeministri britanik.