Borxhet e prapambetura/ Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Qeveria të mundësoj likuidimet me këste

18 Janar 2019, 15:18

Bashkia Lezhë ka borxhe të trashëguara dhe kjo ka sjellë mjaft vështiresi financiare për këtë njesi vendore. Edhe vitet e kaluara kjo njësi vendore e ka pasur këtë problematikë.

Thellimi i borxheve bëhet më shumë në kohë fushatash, kur institucionet lokale punësojnë njerëz më shumë se kërkesat e nevojshme, duke sjellë kështu edhe shpenzime të mëdha financiare.

Problemin e pranon edhe kryebashkiaku i Lezhës, por sipas tij faturat e palikuiduara janë të grumbulluara ndër vite. Aktualisht niveli i borxhit është 500 milion lekë. Për zgjidhjen e këti ngërçi financiar, bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë që të mundesohet lekujdimi i faturave me këste.

Në momentin që flasim jemi në kufirin e 5 miliardë lekëve të vjetra. Unë e kam gjetur 6 miliardë, por vazhdojnë ende dhe të vijnë borxhet ndër vite. Kam kërkuar nga qeveria që të paguajmë me këste. 

Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë

Hapja e lejeve të ndertimit në 6 mujorin e dytë të vitit 2018 ka rritur të ardhurat në Bashkinë e Lezhës, por situata financiare vijon të jetë e zymtë përshkak të borxheve të trasheguara ndër vite nga njesitë vendore.