Borxhi publik 9 miliardë euro, Ministria e Financave kërkon këshilltar

7 Mars 2020, 16:07

Në një kohë që vitin 2019, është mbyllur me një borxh publik në nivelin e 9 miliardë eurove, Ministria e Financave tashmë po punon për përzgjedhjen e një këshilltari financiar që do të merret me menaxhimin e borxhit. Me anë të një vendimi të këshillit te Ministrave të publikuar në fletoren Zyrtare thuhet se Ministria e Financave dhe strukturat përgjegjëse të borxhit publik do të vlerësojnë konkurrentët.

Vlerësimi i tyre do të bëhet në bazë të disa kritereve si, eksperienca e ofertuesit dhënë në shërbime të ngjashme, kapaciteti për ofrimin e shërbimit të kërkuar, si dhe oferta ekonomike e bërë.