Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 87.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm

1 Dhjetor 2020, 21:08

Në vitin 2021 borxhi publik është parashikuar të jetë 2.3% më i ulët se sa niveli i këtij viti. Nga 80.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vitin e ardhshëm borxhi do të zbresë ne 78.6%. Në total borxhi do të arrij në 10.7 miliardë euro, nga 10.2 miliardë që është parashikuar në aktin e tretë normativ të buxhetit të këtij viti. 

Por pavarësisht rritjes në vlerë absolute, Ministria e Financave thotë se rritja e PBB së vendit, praktikisht do të sjellë edhe ulje të borxhit.