Borxhi publik në 2019, KLSH: Ishte 66.7% i PBB-së dhe jo 65.9% sa pretendon Ministria e Financave dhe Ekonomisë

5 Nëntor 2020, 17:04

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se borxhi publik në vitin 2019 ka pësuar një rritje prej 19.1 miliardë lekësh, dhe ndryshe nga sa thotë Ministria e Financave ai është në nivelin e 66.7%. sipas auditimit të buxhetit të vitit të kaluar thuhet se ndikim negativ në rritjen e borxhit kanë pasur luhatjet në kursin e këmbimit, dhe huamarrja e brendshme.