Bota i frikësohet një vale të dytë të infeksionit! Plazhet në Spanjë me rezervim! Në Wuhan rikthehet frika, rasti i parë pas 1 muaji

10 Maj 2020, 15:17

Lehtësimi i masave në shumë shtete të botës është shoqëruar me një frikë e madhe të një vale të dytë të infeksionit. Italia, Spanja, Franca, dikur epiqendra të pandemisë, kanë nisur fazën e dytë të lehtësimit për shkak se numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie të ndjeshme, por individët janë veshur me përgjegjësi shtesë, ku e ecuria e këtij virusi është në "dorën" e tyre.

Më shumë se 4 milion raste janë konfirmuar pozitiv në të gjithë botë, e ndërsa 277,000 kanë humbur jetën! SHBA është vendi më i prekur, ku janë raportuar 1/3 e vdekjeve . Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se numri i të prekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë!