Bota karantinohet, regjisoria Suela Bako rrëmben cmimin e parë në Qipro

22 Prill 2020, 20:23

Në një situatë pandemie ku gjithçka është paralizuar dhe ku pjesë më e madhe e botës është karantinuar, regjisoria shqiptare Suela Bako ka "rrëmbyer" cmimin e parë në festivalin e filmit në Qipro. Festivali i Filmit në Qipro, ndryshe nga shumë aktivitete të tjera që janë pezulluar, është mbajtur në datat 9-11 prill të këtij viti. Ndryshe nga vitet e tjera, festivali u realizua virtualisht nëpërmjet video-koferencave. Gjithë pjesëmarrësit, që kishin aplikuar nga e gjithë bota, janë prenzantuar online si dhe cmimet janë dhënë po online. Në një lidhje skype regjisorja e filmit, Suela Bako, na tregoi për këtë ekseriencë të re dhe fitoren e projektit filmik “The Three of Us”.