Bota në pragun e 2 milionë të infektuarve dhe 127 mijë vdekjeve. Ditë e zezë për SHBA, 2222 viktima

15 Prill 2020, 14:48

Në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është në pragun e 2 milionë teksa është rritur edhe numri i viktimave. Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar në rreth 127 mijë kurse numri i të shëruarve është mbi 3 milionë

Ditë e zezë për SHBA e cila në 24 orët e fundit ka regjistruar më shumë se 2000 vdekje saktësisht 2.222 shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në botë për një total viktimash prej më shumë se 26 mijë teksa në vend numërohen rreth 610 mijë të infektuar

Në veçanti, qyteti i Nju Jorkut, tashmë në qendër të pandemisë së koronavirusit, ngriti numrin e vdekjeve për më shumë se 3.700 pasi autoritetet njoftuan se ata kishin përfshirë në llogaritjet e tyre edhe njerëz që nuk ishin testuar kurrë, por që nga simptomat e gjetura, virusi ishte shkaku i vdekjes së tyre.
Shifrat e reja, të publikuara nga Departamenti i Shëndetësisë i shtetit të Nju Jorkut tregojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në mbi 10 000.