Bota prek pragun e 1 milion vdekjeve nga Covid-19 dhe më shumë se 33 milionë raste të infeksionit

27 Shtator 2020, 13:50

Bota ndodhet në pragun e një milion vdekjeve nga Covid-19.

Sipas llogaritjeve të fundit, të azhurnuara minutë pas minute nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 33 milionë raste të infeksionit janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i shpërthimit të emergjencës shëndetësore, nga të cilat të paktën 22.3 milionë tani konsiderohen të shëruar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur për sa i përket vdekjeve dhe rasteve, me 204,486 viktima e ndjekur nga Brazili me 141,406 njerëz që kanë humbur jetën, India me 93,939 vdekje, Meksika me 76,2434 viktima dhe Mbretëria e Bashkuar me 42,060.

SHBA kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, pasi në fillim të kësaj jave arritën rekordin e zymtë të më shumë se 200'000 vdekjeve nga koronavirusi.

Rikthehet alarmi i koronavirusit në Nju Jork ku numri i infeksioneve në 24 orët e fundit ka tejkaluar një mijë raste për herë të parë që nga fillimi i qershorit.

Kjo u njoftua nga guvernatori i shtetit, Andreë Cuomo, i cili raportoi për 1,005 infeksione në pothuajse njëqind mijë teste tamponi (shkalla e infektimit 1%) dhe katër vdekje.

Zonat më të prekura mbeten Brooklyn dhe Queens. Gjatë javës së kaluar, numri ditor i infeksioneve ishte mesatarisht 800.