Bozdo: Shqipëria me çmimin më të lartë në energji, PD ka një plan për të gjitha bizneset e prekura nga kjo rritje.

21 Gusht 2020, 13:47

Ish-deputeti i PD Eno Bozdo në një deklaratë për media, ka akuzuar Kryeministrin Rama se Shqipëria ka  çmimin më të lartë  të energjisë elektrike krahësuar me vendet e tjera të Europës. Gjatë viteve të fundit çmimi i energjisë është rritur me 30-40% dhe se të gjitha bizneset janë të detyruar që të përdorin gjenerator, pasi kanë ndërprerje të njëpasnjëshme të energjisë elektrike. Ai shprehet se Partia Demokratike pasi të vijë në pushtet do të vijë më një plan, për të zgjidhur menjëherë këtë problem duke sjell uljen e çmimit të energjisë dhe  mirmenaxhimin e të treja kompanive që operojnë në këtë sektor.