Braçe: Boll është vonuar ngritja e Gjykatës Kushtetuese!

11 Nëntor 2019, 13:26

ELBASAN- Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur nga Elbasani pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese.  Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetues, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK", tha Braçe.

Braçe tha se mazhoranca ka përgjegjësit e veta në çdo rast, ndërsa vuri theksin në reformimin e sistemit në drejtësi.

"Në rast se do më pyesni mua a është kjo Shqipëria që ata burra menduan, patjetër që kjo është. Një Shqipëri pa drejtësi nuk është Shqipëria që ata burra luftuan. Pa disktutim që mazhoranca ka përgjegjësitë  e veta në çdo rast. Sistemi i drejtësisë ka epur njerëzit duke instaluar në sistem të padrejtë", u shpreh Braçe.