Braçe denoncon me emra grumbulluesit e shalqirit: Janë një kartel i ndyrë, po shesin 3-4 herë më shumë

7 Korrik 2022, 14:40

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar me emra ato që ai quan si kartel i grumbulluesve të shalqinjëve. Braçe tha se ato e mbledhin shalqirin me 8-9 lekë dhe e shesin shumë më shtrenjtë.

'Heshtja për një kulturë aq masive, si çështja e shalqinit, është e papranueshme. Karteli i grumbulluesve në këtë vend

‘Tomato.al’ ka shitur me 20 cent, ose me 23.8 lekë. Të dielën është mbledhur shalqini me 9 lekë.

‘Romir Sh.p.k’ ka shitur 220 tonë, shalqinj në Kosovë ka mbuluar Kosovën me shalqinj me 13 cent, 15.5 lekë

‘LB Fruits 2006’ ka shitur me 33 cent, ose 40 lekë! Ore si nuk ju vej gjynah që i marrin me 8-9 lekë

‘Franeo’ 12 cent dhe e ka mbledh me 8-9 lekë, me 14 e ka shitur në Bosnjë.

‘Agro Divjaka’ me 13 cent në Kosovë.

‘Dono Furits’, me 12 cent i mbledh me 8-9 lekë, brenda ditës ja shet vetes.  Nuk grumbullojnë që çmimi të bjerë poshtë, por eksportojnë me Kosovë me çmimet që i çojnë ne Europë, ku më pa si shesin në Zvicër, e Holandë, Slloveni. Grumbulluesit kartel i ndyrë. Po shesin me 3-4 herë më shumë.'- tha Braçe.