Shkarkimi i Metës? Braçe: S'më surprizon asgjë! Opozita nuk më zhgënjeu! Bujqësia po mban veten dhe ekonominë

29 Prill 2020, 19:23 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 20:25:28

Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një lidhje skype për "Report Tv" me gazetarin Besard Jacaj tha se sektori i nxjerrjes së mineraleve, naftës dhe turizmin janë më të goditura nga kjo pandemia dhe i vetmi sektori që mban ekonominë shqiptare në këtë periudhë është bujqësia. Braçe tha se bujqësia mban vendin dhe tregjet ndërkombëtare me eksportimin e saj, ndërsa këkroi që të bëhet shumë më tepër për këtë sektor, pasi pjesa më e madhe po mbahet me vetë paratë e bujqëve.