Braçe: Paratë e krimit dhe korrupsionit po pastrohen në Tiranë nëpërmjet kriptomonedhave! (Duartrokitet nga opozita)

9 Qershor 2022, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 16:37:00

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin e paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit po pastrohen në Tiranë nëpërmjet kriptomonedhave. Ish.zv-kryeministri tha se po kërcënohet stabiliteti financiar i vendit, për këtë arsye i ka thirrje të gjitha institucioneve që të bashkëpunojnë për të luftuar krimin.