Braçe 'ua mbledh' deputetëve të opozitës, mbyll mbledhjen dhe i lë pa debatuar

20 Qershor 2018, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2018-06-20 15:38:23

Me debate nisi edhe mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erion Braçe u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu që në nisje të mbledhjes. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë si të korruptuar dhe për këtë arsye sipas tij çelja e negociatave është e pamundur.

Gjithashtu, Balliu hodhi akuza edhe në adresë të kompanisë që do ndërtojë Teatrin e Ri Kombëtar, akuza të cilat sipas Braçes janë gjobëvënie. Insistimit të Balliut për t'i ndërprerë fjalën, Braçe iu përgjigj duke mbyllur mbledhjen ende pa nisur mirë. 

Debati te komisioni parlamentar i Ekonomisë: 

Klevis Balliu: Brenda këtij komisoni ka edhe kolegë socialistë qëe kuptojnë këtë gjë që është e pamundur të ketë hapje negociatash në një moment kur kemi një korrupsion galopant. Dhe këtu po marr shembullin e kompanisë "Fusha", e cila në mënyrë të paprecendetë ka marrë 129 tendera, 90 milionë euro. Në një vend kaq të vogël, 90 milionë euro. Janë vjedhur 865 milionë euro, shumë marramendase për një vend si Shqipëria. Tani z.Rama kërkon të marrë 600 mijë Sirianë dhe kërkon të zëvendësojë popullin e Skëndeërbeut me popullin e Sulltanit. Sa shqiptarë janë larguar vitet e fundit? 600 mijë shqiptarë. I thoni atij zotërisë si ka mundësi që ikën këta.