Braçe: Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa, tani fokusi të jetë atje

4 Dhjetor 2019, 07:28

Zv/ kryeministri Erjon Braçe që drejton mbledhjen e qeverisë, të shtatë të jashtëzakonshme në mungesë të kryeministrit Edi Rama kërkoi vëmendje për zonat rurale. "E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit dhe nisjes së dëborës. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të akomodohen në Tiranë për strehim në banesat me qira. Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Por duhet të mbyllim procesin tani. Lezha dhe Laçi të kthehen në prioritet, për shkak të panikut atje, por edhe se cfarë duhet të bëhet me ata njerëz, por edhe për ti vënë limit abuzimit. Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa për vlerësimin e dëmeve. Ka njerëz që i kanë shtëpitë me plasaritje të lehta, por nuk hyjnë për shkak të frikës".

  •