Braçe-ministres së Bujqësisë: Keni bërë bujkun punëtor bujqësor, jo zot të prodhimit të vet

7 Korrik 2022, 14:28

Deputeti Erion Braçe ka thirrur një  interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për problemet e fermerëve.

‘Edhe pse bujku ka tokë nuk ka në mjete as kostot as çmimet e prodhimit. E kanë bërë një punëtor bujqësor, por jo zot të prodhimit të vet. Qiraja e tokës është shtrenjtuar, çmimi i naftës është shtrenjtuar, plehrat kimike janë shtrenjtuar, me një treg të kapur, plasamas hekur, tuba, sisteme ujitje të gjitha të shtrenjtuar, por edhe plehra kimike. Të gjitha janë rritur. Po bujku ynë? Bujku ynë ka dhe disaanvatazh tjetër prodhon, plugon, mbjell, vjelje dhe korr me paratë e veta. Të një cikli më parë prodhimi dhe paratë e emigrimit të sjella nga djem dhe vajza. Bankat serioze nuk financojnë prodhimin. Institucionet jo banka kreditojnë edhe prodhimin, por intersi nis me 39%, për kredi të shpejta të cilat i nevojten bujkut për të financuar të gjitha ato projekte pune. Masat buxhetore marrin një rëndësi jetike, tashmë edhe nën goditjen e çmimeve të lëndëve të para, abuzimit me çmimet. Ku jemi me pagesat dhe sa ndihmën po u japim ekonomive bujqësore. Çmimet e prodhimit janë thuajse në trendin e një viti me parë. Kemi ndjekur që nga janari çmimet  produkteve bujqësore, kanë rënë.’- tha Braçe.

Braçe tha se skema e bujqësisë është mbytëse, nuk ka para dhe e burokratike.

'Skema është mbytëse, nuk ka para, dhe është e ngadaltë burokratike, dhe jashtë funksionit të bujkut. 22 rresht për naftën, nuk kanë miratuar asnjë aplikim. Jugu i vendit ka miratuar 8901 aplikime 101 presin për miratim.  Mbështetja për farat e imputet bujqësore. Janë 430 mln lekë, deri tani janë pranuar 160 aplikime, por me këto numra nuk mjaftojë paratë për t’i financuar të gjithë.'- tha Braçe.