Braho: Metës i shtohen 8 shkelje, Komisioni është nisur për ta shkarkuar

20 Dhjetor 2019, 12:20

Deputeti Spartak Braho, ka thënë se është dakord me shtesat e hetimit për Metën. Braho ka deklaruar se me këto shtesa, Metës i shtohen edhe 8 shkelje të reja dhe duhet të cilësohet nëse janë shkelje të rëndë apo jo. Nëse rezulton se meta ka kryer shkelje të rënda, Meta duhet të shkarkohet.

"Unë jam dakord me shtesën e subjektit të hetimit. Komisioni është nisur për të shkarkuar Presidentin. Ai shkarkohet për shkelje të rënda. Tek objekti i hetimit janë shtuar edhe 8 shkelje t tjera. nuk i gjykoj dot nëse janë të rënda apo të lehta. Nëse ka shkelur rëndë është për tu shkarkuar. Duhet të vazhdohet me këto shtesa." tha Braho.