Braimllari në Report Tv: Rama po paguan kandidatët që të pranojnë mandatin, protesta makthi i tij

7 Mars 2019, 15:05

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë sot në studion e Report Tv ku ka folur lidhur me emërimin e kandidatëve në postin e deputetit, pas vendimit të opozitës për të djëgur mandatet. Ai tha se Edi Rama po paguan kandidatët për të pranuar mandatet.

"Edi Rama e nisi me deformim dhe po e mbyll në mënyrën më të turpshme duke paguar me para deputetë që të pranojnë mandatin e deputetit", tha Braimllari.

Braimllari shpjegoi arsyet pse  shkuan drejt djegies së mandateve duke shprehur se Edi Rama ka bllokuar veprimin e opozitës në ccdo strukturë vendimmarrëse duke kujtuar edhe zgjedhjen e kryeprokurores me 69 vota.

"Opozita dhe LSI që prej fillimit të mandatimit tonë si deputet kemi bërë cdo përpjekje që betejën ta bëjmë brenda intitucioneve duke dhënë votën tonë për vettingun në polici, në reformën në drejtësi por më pas Edi Rama zgjodhi prokuroren e përgjithshme me 69 vota. Kur ne ngrejmë zërin në parlament, Edi Rama përbuz me arrogancë. Sistemi i drejtësisë është i kapur nga Edi Rama. Intitucionet që nuk kaë sjellë informacion udhet të mbajnë përgjithësi. Kryeministri nuk përfaqëson më interesin kombëtar.

E gjthë kupola e PS është e përfshirë në trafikim vote, jo në KZAZ por duke i shkuar në shtëpi duke i dhënë para. Sot kemi një akuzë, është kapur në rrjetën e peshqve Edi Rama, por kjo nuk shkon në Prokuori sepse Donika Prela mban peng dosjen. Kemi shkatërrimin e KLP-së ku konkurojnë prokuror më diploma false. Ai parlament nuk është i qytetarëve. Ne nuk jemi kundër ndërkombëtarëve por kundër Edi Ramës. Në vend investohet në krimin e organizuar. Ne nuk kërkojmë pushtet në tavolinë. Kjo është një retorikë e Edi Ramës, ne nuk kërkojmë një kryeministër nga opozita por një qeveri tranzitore. Ne kërkojmë që të forcohet roli i shtetit dhe jo roli i një individi", deklaroi ai.

Ish-deputeti foli edhe për protestat ku hodhi poshtë zërat e ndërkombëtarëve për protesta të dhunshme duke thënë se provokimet e vetme në protesta kanë ardhur nga ana e policisë. Braimllari tha se këto protesta janë makthi i Edi Ramës.

"Opozita dhe LSI që prej fillimit të mandatimit tonë si deputet kemi bërë ccdo përpjekje që betejën ta bëjmë brenda intitucioneve duke dhënë votën tonë për vettingun në polici, në reformën në drejtësi por më pas Edi Rama zgjodhi prokuroren e përgjithshme me 69 vota. Kur ne ngrejmë zërin në parlament, Edi Rama përbuz me arrogancë.

Jemi në të njëjtën lindjë me ndërkomëbtarët se protestat duhet të jenë paqësore. Nuk është dëmtuar asnjë polic nga ana e protestuesve, ndërkohë që nga ana e policisë ka pasur provokime. Skemat e policisë kanë qenë luftarake.

Ne i kemi bërë thrrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës. Protestat e mëparshme kanë qenë masive sepse qytetarët protestuan për problemet e tyre të vërteta. Qytetarët kanë ngritur frymën opozitare duke e kaluar Edi Ramën në minorancë. Ne nuk mund ta lexojmë një protestë opozitare me numër. Edi Rama ka shkuar për të bërë shoë në mediat e huaja protesta është kthyer në makth për të", tha ish-deputeti

    No videos found.