LSI ka denoncuar edhe ditën e sotme emërimet politike në administratë publike. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari, kjo parti pretendon se administrata publike nën drejtimin e Ramës është tërësisht në kundërshtim me ligjin, duke dalë kundër BE.
Braimllari përmendi emrat e dy drejtorëve të rëndësishëm, Afrim Qendor i ARRSH dhe Frida Krifca e AZHBR, të cilët sipas tij, janë emëruar në kundërshtim me ligjin dhe menaxhojnë qindra milionë euro fonde, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga Bashkimi Evropian.
“Po bëj publike dhe njëherë emërimet në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil të dy drejtorëve të rëndësishëm të administratës publike, të cilët menaxhojnë qindra miliona euro fonde, jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga Bashkimi Europian.
Edi Rama ka emëruar në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil Drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, Drejtorin e AZHBR Frida Krifca, ndonëse ligji e thotë qartë që për këto pozicione drejtuese duhet të fitohet konkursi i trupës së nënpunësve civil të nivelit të lartë drejtues. Të dy këto drejtues, por jo vetëm nuk e kanë fituar këtë konkurs”