Braktiset nga prindërit/ Vajza shfrytëzohet në Londër: “Më drogojnë”

25 Maj 2020, 18:28

Gjatë fundjavës së kaluar, disa emigrant shqiptarë në Londër kanë dhënë ndihmë një shtetase shqiptare me emrin Alis Savo e cila i kishte kërkuar të ardhura në zonën e quajtur Stratford shopping centre (east London ). Sipas bisedës së bërë, Alisa kishte rrëfyer se prindërit ishin të ndarë dhe babai e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa shteti e kishte strehuar na hotel dhe nevoja urgjente e saj ishte ushqimi dhe disa të holla pasi personi që e e shoqëronte, ishte i dashuri i saj dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Askush nuk ka informacion të sigurt për të nësw e reja është e braktisur apo ka rënë pre e trafikimit, duke lënë të tjera pikpyetje sa sa i gjerë mund të jetë rrjeti i vajzave të tilla. Ndërsa, dëshmitari rrëfen se e reja kishte pohuar se ishte nga zona e Kamzës, dhe kishte mbetur në mes të katër rrugve, në kërkim të lëmoshës.