Brataj: As unë nuk e di nëse jam i prekur! Të jemi të ndërgjegjshëm të rrimë në shtëpi

10 Mars 2020, 13:01

Shefi i urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se në numrin 127 janë trefishuar telefonatat nga persona.

"Është trefishuar numri në 127, 80% e njerëzve që nuk shfaqin simptoma. Ato që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi në 90% të rasteve. Kemi pasur raste të gripit. Si mund t'i përgjigjemi këtij rasti? Ka një shpërndarje të shpejtë? Po, ka. Duhet të rrimë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të rrimë në shtëpi, i mori masat edhe Italia, filloi izolimi. Nuk ka rrugë tjetër. I lutem qytetarëve që të izolojmë daljet, distancat me një metër nga njëri-tjetrin, duhet shumë bashkëpunim. Nuk ka mjekim. Është si puna e gripit. Nuk ka medikament specifik. Ka nevojë për trajtim. Protokolli i higjienës, ajrimi, izolimi në dhomë në shtëpi nëse jeni të infektuar", bëri me dije Brataj.