Brataj në Report Tv: Piku te Urgjenca më 15 mars! Koronavirusi që në shkurt? S'ka të dhëna, por s'përjashtohet si mundësi

4 Maj 2020, 22:37

TIRANË- Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se Shqipëria ka shënuar pikun e telefonatave më 15 mars, ku 8300 persona i janë drejtuar '127' nga frika se mund të jenë infektuar me koronavirusi. Ndalur në debatin më të madh të ditëve të fundit, nëse koronavirusi ka ardhur në vendin tonë që në shkurt, Brataj tha se referuar të dhënave nuk është e vërtetë, por nuk e ka përjashtuar plotësisht si teori.