Brataj: Pas hapjes së COVID-4 dhe spitaleve rajonalë, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium

29 Nëntor 2020, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2020-11-29 22:40:11

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklarur se nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje për COVID dhe 100 mijë vizita në shtëpi.

Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet COVID për të dërguar një pacient, Brataj tha qartazi se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve COVID, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

"Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,tha ai.