Brataj: Rritet numri i telefonatave tek 127! Mos kundërshtoni nëse do duhet të shoqëroheni në karantinë

9 Mars 2020, 13:22

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vetëm gjatë gjysmës së ditës sot kanë qenë mbi 200 telefonata për koronavirusin tek numri i gjelbër 127. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve nëse do të jenë raste që duhet të futen në karantinë për të mirën e tyre shëndetësore dhe të shoqërisë.

"Ishte i skeduar, ishte marrë tamponi dhe sa u mor përgjigja pacienti u transferua në kushtet e mbrojtjes tek spitali infektiv. Është rritur shumë numri i telefonatave, vetëm në gjysmën e ditës kanë qenë 751 thirrje, nga të cilat 219 për koronavirusin. Nëse kanë shenja të rënduara ne do t'i shoqërojmë pranë spitalit infektiv dhe do të ndiqet më tej trajtimi i tyre. Nëse janë shenja të tjera më të rënda dhe do të duhet të shoqërohen diku tjetër, lutemi mos të kundërshtojnë", tha Brataj.