Brataj: Zgjerohet shtrirja gjeografike e të infektuarve në 140 fshatra e qytete nga 104 që ishin 2 javë më parë

24 Mars 2021, 15:57 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 16:00:24

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se ka pasur një rritje të shtrirjes gjeografike të zonave të infektuara ku nga 104 fshatra e qytete që ishin dy javë më parë kanë shkuar në 140. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes sidomos ato në zona të thella dhe të largëta, pasi edhe marrja e shërbimit do të jetë më e vështirë për ta.

“Në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore ka pasur një ulje nga data 5 mars ndërsa 2 ditët e fundit kemi një rritje të thirrjeve. Numri i misioneve për COVID ka rënë nën 100. Për vitin 2021 janë trajtuar 11. 112 vizita që janë kryer në banesë.  2 Javë më parë kishim pacientë me COVID në 104 fshatra e qytete, tani ka në 140 fshatra e qytete”, tha Brataj.