Brazil, policia përplaset me bandat e drogës, 13 të vrarë

11 Shkurt 2019, 08:51 | Përditesimi i fundit: 2019-02-11 09:07:00

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje me armë zjarri me policinë braziliane në getot e Santa Teresës në Rio de Janeiro. Personat e vrarë nga autoritetet dyshohen të jenë pjesë e bandave të qytetit. 

Konfrontimi mes tyre nisi fill pas kontrollit të forcave braziliane në zonën ku mendohej se të dyshuarit strehoheshin. Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauros, trafikantët e vrarë qëlluan ndaj policisë me artileri të rëndë por asnje polic nuk u lëndua.

Gjatë operacionit u sekuestruan drogë, pushkë, armë dhe municione