Bregdeti i Shëngjinit pushtohet nga vizitorët, banori: Të riatdhesuarit në karantinë shëtisin gjatë natës, janë rrezik për ne

5 Maj 2020, 18:34

Me lehtësimin e masave kufizuese të lëvizjes, zona turistike e Shëngjinit ka nisur të gjallërohet edhe pse sezoni turistik nuk është hapur akoma prej përhapjes së COVID-19.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kane thyer karantinën gjatë ditës së sotme për të shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë pranë bregdetit. Përgjatë vijës bregdetare janë parë njerëz të moshave të ndryshme, duke bërë plazh pa u shqetësuar nga askush edhe është e ndaluar. Vetëm në orët e pasdites policia ndërhyri për shpërndarjen e pushuesve.