Brenda burgut me militantët e ISIS, 5000 persona të infektuar me SIDA e hepatit, gati të shpërndahen nëpër botë

30 Tetor 2019, 09:59

Një grup gazetarësh të AFP kanë shkuar në Siri dhe kanë imazhe të rënda nga një burg ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it, të ruajtur nga forcat kurde.

Bëhet fjalë për rreth 5000 nga 12 mijë në total të dyshuar si luftëtarë të ISIS që mbahen të burgosur, në kushte skandaloze, të sëmurë e të infektuar.

Qelitë janë të tejmbushura aq sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror. Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet. Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin ambulator për tu kuruar.

Shumë prej të burgosurve flejnë në dysheme. Të paktë janë ata ‘me fat’ që kanë një shtrat për t’u shtrirë.

Nëpër ‘rrugicat’ e ngushta të qelive mund të shihen edhe ‘sonambul’ që lëvizin pa sens, të përhumbur në pavetdijen e tyre.