Brenda qershorit në treg kartëmonedha 10 mijë lekë me figurën e Asdrenit dhe simbole të flamurit kombëtar

14 Prill 2021, 17:23

Banka e Shqipërisë njoftoi se brenda 6 muajve të parë të këtij viti do të hidhet në treg për herë të parë kartëmonedha 10 mijë lekë që do të ketë portretin e poetit të njohur Asdreni. Ndërsa deri në fund të vitit në qarkullim do të hidhen edhe prerjet e reja 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë.