Brescia, Itali, sekuestrohen 3.5 milion euro heroinë, arrestohet shqiptari

27 Qershor 2019, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2019-06-27 14:26:23

Në qytetin e Varese, në Itali, një shqiptar 47-vjeçar përfundoi në pranga si posedues i një sasie të madhe heroine.

Shqiptari është ndalur nga forcat e Guardia di Finanza në San Giorgio su Legnago, provincë në Varese, teksa mbante në duar 4 pako me heroinë me 500 gramë secila, për një total prej 2 kilogram drogë.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit në një garazh, më shumë se një kilometër larg nga shtëpia e tij, në një lagje tjetër dhe larg syve të banorëve, atij iu gjetën dhe sekuestruan edhe 40 kilogramë të tjera drogë, me një vlerë prej rreth 3 milion e gjysmë euro.

Gjatë arrestimit shqiptarit iu gjetën dhe rreth njëzet telefona celularë të fikur të cilët ai i vinte në punë vetëm kur kontaktonte me klientët, në mënyrë që të mos linte gjurmë.

Ky është konfiskimi më i rëndësishëm i heroinës në të gjithë Italinë gjatë gjithë vitit 2019.

47-vjeçari konsiderohet si një nga tregtarët më të rëndësishëm të drogës në Veri të Italisë por ndoshta edhe më tej, dyshuar ky fakt nga sasia dhe vlera e drogës së kapur.

Forcat e Guardia di Finanza mbërritën në gjurmët e shqiptarit, pas një serie arrestimesh në muajt e fundit.

43 kg e drogës së sekuestruar, që pas analizave laboratorike kanë rezultuar të pastra, ishin të ndara në 86 topa prej gjysmë kilogram secili dhe ishin gati për tju shitur klientëve.