Breshëri armësh në Shkodër, 74-vjeçari vritet me shotgun në lokalin e tij! I biri kundërpërgjigjet me kallashnikov e më pas telefon policinë: Më vranë babanë (VIDEO)

15 Qershor 2022, 23:15 | Përditesimi i fundit: 2022-06-15 23:28:32

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur një viktimë. Lulash Qepuri, 74 vjeç është vrarë pranë lokalit të tij në Hot të Ri. Djali i 74-vjeçarit ka marrë i alarmuar policinë në celular dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë.