Breshëri në Korçë shkatërron kulturat bujqësore, fermerët: U prish gruri, rrushi e molla, duam dëmshpërblim

11 Qershor 2020, 20:24

Një stuhi breshëri goditi sot rajonin juglindor duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Grupi xhirimit të Report TV ishte në fshatin Zvezde të Korçës ku banorët shprehen se mundi i gjithë vitit ka shkuar dëm për 15 minuta. Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga Bashkia e Korçës.

Breshëri që ra ditën e sotme në disa fshatra të qarkut të Korçës ka shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore. Në fshatin Zvezde kulturat bujqësore më të dëmtuara janë rrushi, gruri dhe molla.