Guardia di Finanza ka përfunduar në brigjet e Brindisit, një operacion tjetër të rëndësishëm ku ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge.
Njësia detare e Departamentit të Operacioneve Aeronavale e Barit, gjatë patrullimit të zakonshëm ka ndaluar një skaf disa milje larg nga bregu.
Lloji i mjetit, pozicioni i pazakontë si dhe deklaratat e paqarta dhe jokonsistente të bëra nga kontrabandisti, i bënë trupat e Guardia di Finanza të dyshonin dhe të kryenin një kontroll të imtësishëm në bordin e skafit.
Gjatë kontrollit, njësia detare italiane gjeti 310 kilogramësh marijuanë të mbështjellë në pako celofani dhe 24 hashash, të cilat nëse do të hidheshin në tregun klandestin, do të kishin vlerën e gati 4 milion eurove.
Skafi i përdorur për trafikun e paligjshëm, i gjatë 5 metra dhe me motorë të fuqishëm, u sekuestrua ndërsa kondrabandisti shqiptar u arrestua për posedim dhe trafik droge.