Britani/ Theresa May në lot: Më 7 qershor do të japë dorëheqjen

24 Maj 2019, 11:33

Theresa May thotë se ka bërë çmos për të ofruar Brexit, por më 7 qershor ka deklaruar se do të jetë ditë kur ajo të dorëhiqet: "Unë kam bërë gjithçka që mundem për t'i bindur deputetët që ta mbështesin atë marrëveshje ... fatkeqësisht nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë".

Ajo do të japë dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore të premten më 7 qershor. Ndërsa procesi për të zgjedhur një udhëheqës të ri do të fillojë në javën e ardhshme.